“Është një krim i dukshëm, dihen edhe autorët”/ Zhdukja e Bleona Matës, avokati Idajet Beqiri: Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vijimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit Jozi Kraja, i cili dy ditë më parë u esktradua nga Zvicra.
Siç bën me dije Interpol Tirana, Kraja dyshohet se për një periudhë rreth 4-vjeçare ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, shtetasit D.B. dhe V.B., në kuadër të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal.
Kërkesa për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit u paraqit në gjykatë më 27 janar 2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të vendimit të mëparshëm nr. 49, datë 15.05.2024.
Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 6, datë 29.01.2026, vendosi vazhdimin e masës së arrestit në burg ndaj të pandehurit Jozi Kraja, i akuzuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gjykata urdhëroi Policinë Gjyqësore që Kraja të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit dhe SPAK-un për zbatimin e vendimit. Po ashtu, u vendos shpërblimi i avokatit të caktuar kryesisht, sipas tarifave ligjore.
Top Channel