I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnjë
Avokati Idajet Beqiri ka lëshuar një deklaratë të bujshme sa i përket rastit të zhdukjes së Bleona Matës.
I ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel, ai u shpreh se babai i vajzës mund të ketë lidhje në zhdukjen e saj, kjo pasi është treguar prej vitesh shumë indiferent për këtë çështje.
“Fjalët e mia shkojnë edhe për të atin. S’ka treguar kurrë interes për këtë. Për fat të keq, ai është pjesë e lojës. Këtë ju a them unë me bindje. Hetimet do vazhdojnë dhe jam i bindur se shumë shpejtë do shkojmë te foleja e grerëzave. Problemi është që babai del keq shumë në këtë lojë”, u shpreh avokati.
Ai u bëri thirrje personave që kanë gisht në krim, të dorëzohen para drejtësisë.
“Ka dhe nga ata që kanë gjetur rolin e transportuesit. Ka edhe nga ata që kanë dijeni dhe e kanë parë ku kanë shkuar. Të gjithë këta futen në burg. Nëse do zbulohet me forcën e SPAk nuk u jepet më shanci të shpëtojnë. Tani kanë një favor, ku vete në mënyrë vullnetare dhe tregon çfarë ka ndodhur, është futur në kodin penal ligji që në maksimum jepen 5 vite burg.
Fiton shumë në këtë drejtim. Prandaj them të vrapojnë ata që kanë dijeni se nuk janë pak 20 vite burg apo burgim I përjetshëm. Shteti shqiptar Meriton të dënohet me shpërblim dëmi pasi afati ka kaluar në 15 vite. Pse shteti e la të vazhdojë 15 vite dhimbja e një nëne. Duhet të veprojnë gjykatat në Shqipëri dhe pastaj Strasburgun nuk do ia falë shtetit shqiptar.
Nëse nuk doni të kalbeni në burg, shkoni të shpëtoni jetën tuaj. Do jetë tepër vonë kur të gjenden të tjera prova dhe kur të viheni përballë tyre. Lehtësoni shpirtin tuaj. Kurrë nuk është vonë për të bërë diçka të mirë”-u shpreh avokati Idajet Beqiri.
Top Channel