A është gjallë Bleona Mata? Avokati Idajet Beqiri në “Ftesë në 5”: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani

29/01/2026 17:59

Avokati i çështjes së Bleona Matës, Idajet Beqiri, ka dhënë detaje të reja nëse vajza e zhdukur 15 vite më parë është ende gjallë.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Beqiri shprehet se nuk ka asnjë provë që Bleona Mata mund të ketë ndërruar jetë dhe gjithashtu është shprehur se mendohet që ajo ka jetuar në Greqi dhe më pas ka shkuar në Gjermani.

“Për mua është gjallë. Por çdo gjë ndodh në këtë vend. Ne kemi parë edhe filma. Dikush thotë që pse nuk del vajza të flasë diku. Tani është 21 vjeçe. Si nuk i dërgon fjalë nënës së vetë. Në atë moshë që ka qenë, trysnia që është shtuar mbi të, frika që ka përjetuar, kanë bërë që një pjesë e kujtesës t’i eliminohet. Nga ana tjetër, mos të harrojmë që përdorin dhe medikamente të ndryshme që ta heqin kujtesën. Kjo është një enigmë  në kuptimin e parë të fjalës. Nuk ka shpjegim të mos reagonte. Duhet të reagonte patjetër.

Mendoj se është aspekti i harresës ekstreme, që ajo nuk di që Bukuria është nëna e saj. Nuk flas për probleme që mund të lidhen me frustrimin e saj.

Në Greqi, ku mendohet se ka jetuar, thuajse 1/3 e asaj popullsie janë shqiptarë. Edhe Gjermani e njëjta gjë. Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani.

SPAK-u do i shkojë deri në fund. Çdo version është hedhur. Janë edhe ato mendjet e prishura që e kanë ngrënë arinjtë ose ndonjë kafshë e egër, por do ishte gjetur diçka. Të gjitha janë përralla. Këto më bëjnë të besoj që vajza jeton”, u shpreh avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB