9 vite pritje për dëmshpërblim, banorët e dëmtuar nga përmbytjet në Ferras të Fierit: Humbëm çdo gjë nga uji

29/01/2026 12:13

Edhe pse kanë kaluar rreth 20 ditë nga përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati, banorët e prekur në Ferras ende vuajnë pasojat.

Orendi shtëpiake të papërdorshme, struktura banesash të dëmtuara dhe toka bujqësore nën baltë bashkë me të mbjellat e shkatërruara është ajo që la pas përmbytja thonë banorët, të cilët ankohen gjithashtu se po flenë mes lagështirës.

Banorët thonë se pavarësisht verifikimit të dëmeve është kryer, janë skeptikë që mund të përfitojnë dëmshpërblim të shpejtë. Vetëm pak ditë më parë thonë ata, është përfunduar pagesa e plotë e dëmshpërblimeve për përmbytjet e vitit 2021.

Përballë kësaj situate të vështirë, ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet shtetërore dhe kërkojnë të mos braktisen në këto kushte.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB