7 skenarë nëse SHBA sulmon Iranin/ BBC: Brenda pak ditësh Trump do të japë urdhër për të goditur Teheranin

29/01/2026 22:18

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati ta sulmojnë Iranin brenda disa ditësh, edhe pse nuk përjashtohet një marrëveshje në minutën e fundit.

Sipas BBC gjasat deri tani janë që presidenti Donald Trump të urdhërojë forcat amerikane të sulmojnë dhe ka renditur 7 skenarë të mundshëm për mënyrën se si mund të shkojnë gjërat.

1-Forcat ajrore dhe detare të SHBA-së kryejnë sulme të kufizuara por precize me shënjestër bazat ushtarakë të Gardës Revolucionare të Iranit. Regjimi rrëzohet, duke kaluar në tranzicion drejt demokracisë ku Irani mund t’i bashkohet pjesës tjetër të botës.

2-Regjimi mbijeton por i zbut politikat e tij. Kjo mund të quhet si “modeli venezuelas”, ku veprimi i shpejtë dhe i fuqishëm i SHBA-së e lë regjimin të paprekur, por me politika të moderuara. Megjithatë, ky skenar duket më i pamunduri.

3-Regjimi bie, zëvendësohet nga pushteti ushtarak. Shumë mendojnë se ky është skenari më i mundshëm duke u udhëhequr nga një qeveri ushtarake e përbërë kryesisht nga figura të Gardës Revolucionare.

4-Irani hakmerret duke sulmuar forcat amerikane dhe fqinje. Është e qartë se nuk matet me forcat amerikane, megjithatë mund të lëshojë arsenalin e tij të raketave balistike dhe dronët.

5-Irani hakmerret duke vendosur mina në Gjirin Persik. Ky ka qenë një kërcënim potencial për transportin detar global dhe furnizimet me naftë që nga lufta Iran-Irak e viteve 1980-88.

6-Irani hakmerret duke fundosur një luftanije amerikane. Në këtë rast, Irani lëshon aq shumë dronë shpërthyes në disa objektiva sa edhe mbrojtja e fuqishme e Marinës amerikane nuk do të ishte në gjendje t’i eliminonte në kohë.

7-Regjimi rrëzohet duke u zëvendësuar nga kaosi. Askush nuk do të donte të shihte shtetin me rreth 93 milionë banorë të zhytur në kaos që mund të nxiste më pas kriza humanitare dhe të refugjatëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB