Rusia hedh dyshime mbi garancinë e sigurisë që SHBA i ofron Ukrainës: Nuk do të krijojë paqe të qëndrueshme
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi planin e tij më të ri, i cili synon t’u ofrojë fëmijëve amerikanë një nisje më të fortë financiare që në lindje, duke e cilësuar iniciativën si një hap drejt forcimit të së ardhmes ekonomike të vendit.
Duke folur gjatë një takimi të organizuar pikërisht për prezantimin e programit të quajtur “Llogaritë Trump”, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se për herë të parë çdo foshnjë amerikane do të ketë një rol financiar në të ardhmen e saj. Programi parashikon një investim fillestar prej 1,000 dollarësh nga qeveria për fëmijët e kualifikuar të lindur mes viteve 2025 dhe 2028.
Sipas tij, nisma është projektuar veçanërisht për fëmijët që përndryshe do ta nisnin jetën me pak ose aspak burime financiare, duke u dhënë atyre një shans të drejtë për realizimin e Ëndrrës Amerikane.
Trump argumentoi se këto llogari kanë potencial të rriten ndjeshëm me kalimin e kohës.
“Ne do të vendosim 3 deri në 4 trilionë dollarë pasuri në duart e amerikanëve të rinj, të cilët në të kundërt, do ta kishin nisur jetën pa asgjë. Kjo nismë do të mbahet mend si një nga politikat më transformuese të të gjitha kohërave”, tha presidenti.
Sipas detajeve të publikuara, “Llogaritë Trump” do të jenë të hapura për çdo fëmijë amerikan nën moshën 18 vjeç që disponon një numër të Sigurimeve Shoqërore. Familjet mund të kontribuojnë në këto llogari, të cilat duhet të investohen në një fond indeksi që ndjek tregun e përgjithshëm të aksioneve.
Kur fëmijët të mbushin 18 vjeç, fondet do të mund të përdoren për arsimim, blerjen e një shtëpie ose nisjen e një biznesi. Prindërit, punëdhënësit, organizatat fetare, shtetet dhe individë të tjerë mund të shtojnë deri në 5,000 dollarë shtesë në vit për secilën llogari.
Sipas presidentit, edhe me kontribute modeste, vlera e një “Llogarie Trump” mund të arrijë të paktën 50,000 dollarë deri në moshën 18-vjeçare, ndërsa me kontribute më të larta ajo mund të rritet në 100,000 deri në 200,000 dollarë, madje edhe deri në 300,000 dollarë për fëmijë.
Top Channel