Transportonte emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin ilegal në shtetet e BE, pranga 38-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij

28/01/2026 12:02

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm drejt Kukësit, me qëllim hyrjen në shtetet e Bashkimit Europian.

Po ashtu në pranga ra dhe bashkëpunëtori i tij, 35-vjeçar.

Njoftimi:

Transportonte drejt Kukësit, 4 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet 38-vjeçari.

Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i hetimeve të kryera gjatë disa javëve, me metoda speciale, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve që bashkëpunonin për aktivitetin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan operacionin e koduar “Relay 4”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe E. T., 35 vjeç, banues në Kukës.

Në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, u ndalua automjeti me drejtues 38-vjeçarin dhe pasagjerë 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin drejt Kukësit dhe më pas do të ndihmoheshin nga 35-vjeçari, për të kaluar ilegalisht në shtetet e BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB