Gent Gazheli jep dorëheqjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ja kush e zëvëndëson
Shqipëria është shndërruar vitet e fundit në vend pritës për mijëra emigrantë nga vende të varfra si Filipinet, India, Bangladeshi apo shtetet afrikane.
Një pjesë e madhe e tyre janë mashtruar për pagat dhe kushtet e punës ndërsa shumë të tjerë, e kanë përdorur Shqipërinë si trampolinë për në Evropë.
Një fenomen ky i cili i ka dhënë hov trafikut të klandestinëve nga grupe kriminale të huaja, që është denoncuar edhe disa vite më parë nga Top Channel.
Në puntatën e kësaj të mërkure, programi Inside Story do të trajtojë denoncimet e shtetasve të huaj në Shqipëri për kompanitë rekrutuese të cilat i akuzojnë për skllavëri moderne dhe mashtrim.
Një denoncim tronditës flet për marrjen peng të një familjeje nga një bandë pakistaneze ndërsa në mjaft raste, shfaqen momente dhune dhe keqtrajtimi.
Shqipëria ka mjaft nevojë sot për krah pune, dhe mijëra emigrantë ndihen mirë në vendin tonë, por, a jemi gati për këtë realitet të ri…?!
Top Channel