Tenis, Kyrgios nuk ‘i del e keqja’ ndaj Sinner dhe shndërrohet në..PR: Alcaraz, fito Australian Open dhe organizoj festën tënde!

28/01/2026 17:42

Nga tenist apo ish-tenist duke parë edhe lojën e tij së fundmi, në PR, organizator festash; kurba e karrierës së Nick Kyrgios duket se ka arritur në pikën e fundit, të paktën kështu rezulton nga ajo që publikojnë mediat australiane

Sipas tyre, Nick Kyrgios ka pasur një takim me Carlos Alcaraz pas fitores së spanjollit ndaj Moutet në raundin e tretë të turneut të këtij viti.

Kyrgios dhe spanjolli duket se shkëmbyen batuta mes tyre me australianin që e shfaqi edhe njëherë se nuk i del e keqja ndaj Jannik Sinner. Mësohet se gjatë këtij takimi që ndodhi në ‘Rod Laver Arena’, tenisti ekscentrik australian iu drejtua Alcaraz duke i thënë: ‘Je lojtari im i preferuar, duhet të fitosh turneun, kështu mund të festojmë gjithë natën. E organizoj unë festën!’

Kyrgios nuk ia përmendi emrin drejtpërdrejt, por kjo deklaratë e la të nënkuptohet se australiani e kishte me të. Një gjë tjetër kurioze për Kyrgios është fakti  se ai vitin e kaluar kritikoi edhe vetë Alcaraz duke thënë se ‘feston më shumë’ në krahasim me Sinner, ndërsa tani ai vetëofrohet që të organizojë festën e spanjollit.

Për më tepër, vetë Kyrgios së fundmi ka qenë në qendër të kronikave se është parë në një klub nate në Melbourne pak orë përpara fillimit të një ndeshjeje në lojën dyshe të përzier që në fund e humbi keqas

Top Channel

DIGITALB DIGITALB