Napoli dhe merkatoja, Manna: Sterling na pëlqen, Alisson Santos ka talent
Prej kohësh kuqezinjtë po përpqen të rekrutojnë elementët më të mirë me origjinë shqiptare që janë rritur dhe luajnë në Europë dhe me klube të rëndësishme.
Ata përpiqen që të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të shteteve ku kanë lindur apo janë rritur. Një prej tyre është Brajan Gruda, një familje e njohur për futbollin shkodran, me origjinë nga Malësia e Madhe. Lojtari me tipare ofensive bënë pjesë te Gjermania U-21, ndërsa është në pritje të ftesës nga trajneri i “Pancerave” Julian Nageslmann.
Aktualisht ai aktivitohet me Brighton në Premier League, Gruda po tregon rendiment të lartë, por që ende nuk ka dhënë “efekt” te trajneri i Gjermanisë. Futbollisti me origjinë shqiptare, ditën e sotme ka dhënë në prononcim të shkurtër për “Sky Sport”, teksa foli për mundësin e debutimit dhe ëndrrën e Botërorit: “Nuk kam pasur kontakt me Julian Nagelsmann. Paraqitjet e mira do japin rezultat dhe po punoj te jap 100% nga vetja ime. Është natyrisht një ëndërr. Do te gënjeja, nesë nuk do të thoja që nuk është kjo ëndrra ime. Kush nuk do të dëshironte të luaj në Botëror? Për këtë po punoj dhe te shohim çfarë do sjell e ardhmja”.
Në plan të parë, duket shumë e vështirë, për mos të thënë e pamundur që Julian Nagelsmann ta përfshijë në listën e Gjermnisë për Kupën e Botës 2026, ndërsa Gruda nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me kombëtaren e madhe dhe ky është një shans dhe mundësi e madhe dhe e ligjshme që t’i japë atij shansin për të zgjedhur ngjyrat kuqezi, nëse ëndrra e tij e madhe, Gjermania, dështon.
Top Channel