Sondazhi/ Italianët votojnë Allegrin për trajner të Italisë, por Mancini avancon; ka dy avantazhe, Gattuso do të largohet
Në sfidën e fundjavës, Vora u bë protagoniste me braktisjen e ndeshjes me Teutën për disa minutash për shkak të një 11 metërshi të akorduar nga arbitri në favor të durrsakëve, një vendim që u kontestua me forcë pasi më parë ishte dhënë pozicion jashtë loje.
Këtë të mërkurë, klubi i Vorës vendosi të dërgojë një notë proteste zyrtare në Sektorin e Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit për t’u ankuar për vendimet e gjyqtarëve.
Në një postim në kanalet e saj zyrtare në mediat sociale, Vora publikoi letrën që dërgoi ku përmendte dhe disa episode të cilat sipas klubit kanë qenë të njëanshme dhe kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës
‘Klubi i Futbollit Vora informon opinionin sportiv se ka dorëzuar zyrtarisht një shkresë pranë Sektorit të Arbitrimit në Federaten Shqiptare të Futbollit, në lidhje me vendime arbitrare të përsëritura, të vazhdueshme dhe të njëanshme, të cilat, jo për herë të parë, kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë sportive të ekipit tonë’-lexohet në postimin e klubit të Vorës.
View this post on Instagram
Top Channel