Ratifikimi i marrëveshjes tregtare BE-SHBA, kancelari gjerman kërkon mbështetje nga Uashingtoni

28/01/2026 20:34

Bazat për ratifikimin e një marrëveshjeje tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara janë vendosur, për sa kohë Uashingtoni respekton angazhimet e tij, tha këtë të mërkurë kancelari gjerman Friedrich Merz.

Pas tërheqjes së kërcënimeve të reja tarifore nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe një marrëveshjeje me NATO-n për Groenlandën, u krijuan kushtet për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2025.

“Megjithatë, SHBA-të nuk duhet të lejohen të vënë në dyshim përmbushjen e angazhimeve të marra verën e kaluar”, tha Merz gjatë një konference për shtyp me homologun e tij rumun.

Ai shtoi se ende duhet arritur një marrëveshje për aluminin dhe çelikun dhe se Uashingtoni duhet të ketë interes që marrëveshjet të mos dëmtohen nga njoftime të përditshme për ndryshim kursi.

“Ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë një përkeqësim të kësaj marrëveshjeje”, u shpreh kancelari, duke shtuar se BE-ja duhet të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen tregtare me Indinë, arritur të martën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB