Talenti i familjes së njohur të futbollit shkodran ka një ëndërr: Dua të luaj me Gjermaninë/ Sylvinho pret “pas derës”
Transferimet ndërkombëtare në futbollin profesionist dhe diletant për djem e vajza për vitin 2025 arritën një rekord historik, 86 158.
Kjo është ajo që rezulton në raportin e fundit të publikuar nga FIFA, Global Transfer Report sipas të cilit, 13.08 miliardë dollarë janë shpenzuar në futbollin profesionist të djemve, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë
Vazhdon të ketë rritje edhe futbolli i vajzave me 2440 transferime duke regjistruar një përmirësim me 6.3% dhe një shpenzim total prej 28.6 milionë dollarë, një shifër kjo 80% më e lartë në krahasim me vitin 2024. Për herë të parë shpenzimet e klubeve për transferime lojtarësh kanë kaluar kufirin e 10 miliardë dollarëve, 13.11 miliardë duke vendosur një rekord të ri. Është kjo një shifër 50% më e lartë në krahasim me 2024 dhe 35.6% më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur në 2023
Në futbollin profesionist të djemve, klubet angleze janë konfirmuae kampionë si në shpenzime ashtu edhe në të ardhura me 3.82 miliardë dollarë në dalje dhe 1.77 miliardë për transferimet jashtë vendit. Klubet kanë vazhduar të investojnë në futbollin profesionist të vajzave teksa në total janë përfshirë 756 klube në transferime ndërkombëtare duke shënuar një rritje me 8.3% dhe nga këto, 135 klube kanë investuar në të paktën 1 transferim në hyrje dhe 155 klube kanë marrë komisione transferimi për transferimet në dalje.
Top Channel