Në një periudhë kur merkatoja e transferimeve te Lazio po diskutohet shumë, ajo që u bë protagoniste pa dashje e një meme që u bë menjëherë virale, ishte Lega Serie A teksa i ka surprizuar të gjithë.

‘Paolo Maldini kalon nga Atalanta te Lazio’-ishte njoftimi i shfaqur në faqen zyrtare të internetit të Lega Serie A që shumë shpejt bëri xhiron e botës në rrjetet sociale sidomos nga tifozët lazialë

Batutat dhe komentet sarkastike pushtuan rrjetet sociale që morën në shënjestrën gafën instituncionale. ‘Epo mirë, është pak i vjetër, por Paolo Maldini na pëlqen si pasuesi i mundshëm i Romagnolit-shkruante me ironi një tifoz bardhekaltër si për të përmbledhur efektin që pati në rrjetet sociale gafa trashanike e Serie A. Sigurisht që shumë shpejt Lega Serie A e korrigjoi gafën e saj duke shkruar emrin korrekt, Daniel Maldini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB