“Nuk hyhet në Europë me b***ë të grisura”, Korreshi-Gogut: Nuk e di Toni që Lushnja s’kishte drita 4 orë mbrëmë. Më mori plaka në tel dhe më tha…

28/01/2026 11:51

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, dhe Toni Gogu janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë mbledhjes së sotme te Komisioni i Ligjeve për programet e financimit.

Pjesë nga debati:

Korreshi: Që të mos vonoj Ulsin se do flejë. Keni parë ndonjë fshatar me panel diellor? Se s’kemi takat ne. Më gjeni një katundar, një hallexhi që paska marrë ekonomi të gjelbër. Gjeni një.

Gogu: E kuptoj parodizmin dhe ironizimin që i bëni situatës. Ju e nisët seriozisht me ish kryetarin e partisë suaj, që e trajtuar me seriozitet integrimin në BE. Situata është bërë tragjiko-komike për ju, s’ka ilaç, e keni marrë më gallatë. Të bëhesh pjesë e programit më të madh zhvillimor, mendoj se është sukses. Ne votohemi për të bërë politik, kështu dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak. 38 përfituesit shqiptar, janë lajmi më i mirë për ne, sepse ata kanë konkurruar dhe kanë fituar. Kemi filluar një udhëtim që po rrisim kapacitetet. Kjo nuk do të thotë që papritur gjëja është bërë parajsë. Ka filluar një transformim. Vetëm me të qeshura mund të jetohet, se s’keni ca bëni tjetër ju. Këta ishin eurofil dhe tani janë kthyer në euroskeptike.

Manja-Korreshit: Je eurofil apo euroskeptik?

Korreshi: Nuk e di Toni që Lushnja ishte pa drita katër orë mbrëmë. Mori plaka dhe më tha që s’kishte drita. Dëgjo Toni dëgjo! Më tha plaka: s’punon as pompa të mbushnim ujë, se jemi katër orë pa drita. Po ça Evropë?! Ke kanalet pa pastruar në Myzeqe. Me ça do hysh në Europë? Me çizme me baltë? Ky euroskeptiku ka mbaruar para 25 viteve në Roma. Këto letrat, ju bëjini, këndojini, bëjini çfarë të doni. S’po na çoni ju në Europë.

Nuk hyhet në Europë me br**ë të grisura, duhen arnuar njëherë pastaj të hyjmë, se nuk na qasin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB