“Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen”/ Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të ndodhte…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes.
Kreu i Shtetit vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë.
“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.
Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore”, – vlerësoi Presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme.
Mesazhi i plotë i Presidentit:
“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.
Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore.
Sot, në 90-vjetorin e datëlindjes, vizitova muzeun e tij në Tiranë, shtëpinë ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave.
Besoj se ne duhet të edukojmë fëmijët e të rinjtë që të vijojnë letërsinë
Top Channel