Inteeri i hedh sytë nga Arabia Saudite, zikaltrit nisin negociatat për transferimin e sulmuesit të njohur francez
Nuk është sekret që Milani ka nevojë për përforcime në repartin e mbrojtjes.
Për momentin, Massimiliano Allegri është shprehur i “kënaqur” me paraqitjet e De Winter, i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Romës, jo vetëm për shkak të golit të parë të Rossonerëve, por edhe për sigurinë që tregoi në prapavijë.
Megjithatë, për të ngritur nivelin e skuadrës, drejtuesit kuqezi do të duhet të investojnë. Prej ditësh, emri i Radu Drăgușin është përfolur si një përforcim i mundshëm i minutës së fundit, ndërsa Mario Gila i Lazios mbetet objektiv për merkaton e verës.
Në orët e fundit, lista e kandidatëve është zgjeruar me një emër surprizë: Nathan Aké. Sipas raportimeve, Milani ka bërë pyetje dhe ka pasur kontakte fillestare për mbrojtësin holandez të Manchester Cityt, edhe pse një marrëveshje duket mjaft e ndërlikuar.
Pep Guardiola po përballet me disa dëmtime në skuadër dhe nuk do ta lejonte lehtësisht largimin e Aké. Për më tepër, paga e tij prej rreth 9 milionë eurosh në sezon është shumë mbi parametrat aktualë të Milanit.
Pavarësisht vështirësive, klubi po përpiqet të kuptojë nëse ekziston mundësia për të përgatitur terrenin për një operacion të shpejtë. Ajo që mbetet e sigurt është se drejtori sportiv Igli Tare po punon intensivisht për t’i dhënë Allegrit përforcimet e nevojshme, me synimin për të konkurruar deri në fund për Scudetton kundër Interit.
Top Channel