Interi i hedh sytë nga Arabia Saudite, zikaltrit nisin negociatat për transferimin e sulmuesit të njohur francez

28/01/2026 17:31

Inter po punon për një goditje surprizë në merkato, teksa ka nisur bisedimet për transferimin e Moussa Diaby nga Al Ittihad.

Sipas burimeve pranë klubit zikaltër, marrëveshja që po diskutohet është një huazim me opsion blerjeje, i cili mund të arrijë shifrën rreth 35 milionë euro.

Sulmuesi francez ka dhënë tashmë dritën jeshile për kalimin te zikaltërit, duke pranuar projektin sportiv të klubit. Tani gjithçka varet nga qëndrimi i Al Ittihad, i cili duhet të japë miratimin për formulën e marrëveshjes.

Inter shpreson të mbyllë sa më shpejt operacionin, duke i dhënë trajnerit një përforcim të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB