Denoncimi tronditës në Inside Story: Mafia pakistaneze në Shqipëri më rrëmbeu familjen…
Me liberalizimin e kushteve të marrjes së punëtorëve të huaj, sipërmarrësit shqiptar, që në krye të mendimeve kishin uljen e kostove të pagave dhe jo largpamësinë për ecurinë e biznesit. Kështu, nisën në masë të afronin punëtorë të huaj.
Në fakt, diçka e tillë, u kthye në trend. Dukej se pronarët shqiptarë kishin gjetur “El Doradon”. Ndonjëherë ishte dhe lëvizje për të mbajtur nën presion tregun vendas, për tu thënë punëtorëve shqiptarë që nuk janë të pazëvendësueshëm dhe të mos e tepronin me kërkesat e tyre.
“Ndonjëherë shumë sipërmarrje nuk preferojnë të marrin shqiptarë vetëm për të mos plotësuar kërkesat e tyre për pagë, duke zgjedhur tregun e huaj. Një formë për tu treguar se unë gjej punonjës për ta realizuar dhe ty s’të marr”, u shpreh eksperti i punësimi Erion Muca.
“Është parë si një mundësi për të përmbushur vakancat, duke qenë se nuk joshnin dot tregun vendas. Kjo çoi në eskperimentin e huaj. Me ardhjen e fuqisë punëtore, synim i ishte përmbajtja e kostove, pagat, akomodimet, por këto shpeshherë janë anashkaluar nga pritësit, prandaj është parë se ekzistojnë disa truqe që ulin kostot”, u shpreh ekspert punësimit Arbër Xhihani.
Duke tentuar uljen maksimale të kostove, një pjesë e sipërmarrësve shqiptarë, të ndihmuar dhe nga agjencitë abuzive të rekurtimit, kanë thyer legjislacionin shqiptar në kurriz të punëtorëve. Me vetëdije të plotë, duke mos respektuar as kushtet më minimale që përcakton ligji në mënyrën e trajtimit të punëtorëve të huaj.
Bazuar në ligjin nr. 79/2021 është e përcaktuar qartë se sipërmarrësit shqiptar që marrin të huaj duhet tu plotësojnë kushtet bazë dhe të trajtohen njësoj si vendasit.
Agjencia Kombëtar e Punësimit dhe Aftësive jep miratimin e saj nëse punonjësit e huaj nuk janë punësuar në kushte më pak të favorshme se punonjësit shqiptarë në të njëjtin pozicion. Nga shqyrtimi i informacionit lidhur me pagat, orët e punës dhe kushtet e tjera të punësimit, ato janë në përputhje me legjislacionin shqiptar të punës.
Por a ndodh në të vërtetë kështu?
“Ka trajtime jodinjitoze dhe kushte akomodimi jo të pranueshme. Vënë në vështirësi jo vetëm punëtorin, por dhe kompaninë pritëse, pasi kanë përgjegjësi ligjore. Pavarësisht se mundohen të shmangen duke përdorur informalitetin dhe lidhjet që kanë kundrejt punëtorëve të huaj”, u shpreh Arbër Xhihani.
“Problemet që hasin personat që vijnë kryesisht nga Afrika dhe vendet aziatike, nuk janë probleme individuale, por sistematike. Mosrespektimi i kodit të punës, moszbatimi i rregullave në mënyrën e duhur nga ana institucioneve. Kjo çon në një problematikë me abuzimet që pësojnë këto shtetas, pasi ndodh dhe me institucione”, u shpreh avokatja Suada Posteca.
Top Channel