Inside Story/ Nga filipinasja që punon në familjen e pasur te afrikani që kërcen këngë shqiptare: a po adaptohen emigrantët e huaj?

28/01/2026 21:46

Por, përveç këtyre rasteve që sigurisht nuk na bëjnë nder dhe janë totalisht në shkelje, ka edhe histori pozitive.

Eksperienca e kësaj shtetaseje nga Filipinet, e cila është punësuar pranë një familjeje të pasur shqiptare, është pozitive. Ajo thotë se është përshtatur mjaft mirë në Shqipëri dhe kushtet e punës janë të kënaqshme.

“Unë punoj si dado dhe jam shumë e kënaqur me drejtuesit e mi. Mbaj një fëmijë 1 vjeç dhe e dua si fëmijën tim”, u shpreh dado nga Filipinet.

Ky rast pozitiv nuk është i vetmi, pasi ka shumë punëtorë që kanë ardhur dhe e kanë gjetur veten mjaft mirë. Ata janë respektuar nga pronarët e tyre, kanë kushte shumë të favorshme dhe ndihen mjaft mirë në vendin tonë.

Ky i ri afrikan punon në një servis makinash në Vlorë dhe kënaqësinë për vendin e punës nuk ka nguruar ta shfaqë edhe në rrjetet sociale, ku është bërë viral.

Ai ndihet mjaft i respektuar në Vlorë, madje vlerëson edhe mënyrën e trajtimit nga pronari. Përkundër rasteve abuzive të zbuluara më sipër, ky djalosh e ka gjetur veten mjaft mirë.

Pavarësisht nevojave, ekspertët sugjerojnë si prioritare hartimin e politikave që mbajnë në atdhe punëtorët shqiptarë. Afrimi i krahut të huaj të punës nuk ka dhënë efektet e pritura në uljen e kostove për bizneset.

“Në nivel mesatar, unë mendoj se një sipërmarrje shqiptare ka më shumë kosto të gjejë punëtorë të huaj sesa t’u rrisë pagat punonjësve shqiptarë, të investojë te ta me gjëra minimale për t’i bërë të ndihen mirë. Nëse një sipërmarrje shqiptare bën këto elemente për të afruar punonjësit vendas dhe për t’i mbajtur ata gjatë, reduktohen kostot, pavarësisht vlerës së kontratave”, u shpreh Erion Muça, ekspert punësimi.

“Në industrinë fason ka rezultuar jo e efektshme, pasi ka pasur edhe kthime. Është parë që rendimenti i tyre nuk ka qenë aty ku duhet dhe është konstatuar që kostot vazhdonin të rriteshin me kalimin e kohës”, u shpreh Arbër Xhihani, ekspert punësimi.

“Për mua, që e kam ndjekur vit pas viti, ka qenë e suksesshme për disa sektorë dhe disa kompani specifike dhe e pasuksesshme në përgjithësi, sepse kërkimi dhe gjetja e punëtorëve të huaj, orientimi drejt vendeve të botës së tretë, ka një hallakatje procesesh e procedurash dhe është e vështirë të gjesh punonjës që janë të përshtatshëm”, u shpreh Erion Muça, ekspert punësimi.

Pavarësisht qëndrimeve të ekspertëve, është e vështirë të nxjerrësh një konkluzion se kush rezulton më efektiv në punë: një shqiptar apo një i huaj. Por ajo që konstatohet së fundi është se vendi ka nevojë edhe për punonjës të kualifikuar.

“Aktualisht nuk po sillen vetëm pastrues dhe punëtorë krahu, por po sillen edhe inxhinierë dhe ka edhe problematika të tjera, si mënyra se si punojnë pa u njohur diploma dhe pa kaluar një filtër. Po sillen edhe mjekë”, u shpreh Xhina Veizi, avokate.

“Punonjësit e huaj nuk e ndihmojnë një kompani shqiptare të rritet dhe të zhvillohet. Ata zbatojnë rregullat dhe ecin me të njëjtat modele. 65% e modeleve që ndjekin sipërmarrjet kanë nevojë të përditësohen, sipas pretendimeve të punëtorëve vendas, në mënyrë që sipërmarrja të ndryshojë strategji”, u shpreh Erion Muça, ekspert punësimi.

“Punonjësit shqiptarë mund të plotësojnë kërkesat më shumë sesa një punëtor i huaj. Një punëtor i huaj ka nevojë për trajnim dhe përshtatje dhe duhet thënë se nuk është aq efektshëm sa një punëtor shqiptar. Barrierat e gjuhës dhe kulturës kanë sjellë vështirësi në perceptimin mes punonjësve të huaj dhe atyre shqiptarë”, u shpreh Arbër Xhihani, ekspert punësimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB