Zbardhen emrat e skuadrave çerekfinaliste të Kupës së Italisë, çiftet e ardhshme dhe kur do të luhen ndeshjet
Futbolli arab duket se ka hedhur sytë nga Ousmane Dembele. Sipas asaj që publikohet të Sky Sports në Britaninë e Madhe, zyrtarë nga SPL po bëjnë sondazhet e para për të parë mundësinë e sjelljes në Arabi yllin e Paris Saint Germain në 2026. Mësohet se po përgatitet një ofertë e rëndësishme për të tentuar sulmuesin e kampionëve të Evropës dhe përfaqësueses franceze pas përfundimit të Botërorit 2026 në muajt e verës.
Cikli i parë i investimeve të Arabisë Saudite për disa prej lojtarëve më të mirë po shkon drejt fundit teksa një numër i madh i yjeve të futbollit ndërkombëtarë janë drejt mbylljes së kontratave të tyre kështu që tani vendi po punon për valën e dytë të blerjeve të talenteve të futbollit. Por, gjithnjë sipas Sky Sports që citon përfaqësuesit e Dembele se futbollisti është totalisht i fokusuar te Paris Saint Germani dhe do të kërkojë të fitojë Ligën e Kampioneve dhe Ligue 1 përsëri dhe pastaj do të përqendrohet te Kupa e Botës me Francën
Por pas këtyre, e ardhmja e Dembele dhe transferimi i mundshëm sizmik në Arabinë Saudite mund të hyjnë në agjendë. Sulmuesit i skadon kontrata me Paris Saint Germain pas 2 vitesh e gjysmë dhe klubi francez ka nisur bisedimet me të për një kontratë të re, por presidenti Nasser Al Khelaifi ka paralajmëruar këtë javë se çdo futbollist duhet të përshtatet me strukturën e klubit përsa iu përket pagave
Vitin e kaluar, Ousmane Dembele fitoi Topin e Artë pasi ndihmoi Paris Saint Germainin të fitojë tripletën historike të trofeve duke përfshirë titullin e parë në Ligën e Kampioneve. Sezonin e kaluar Dembele shënoi 35 gola dhe dha 14 asist në 53 ndeshje. Ndërsa që nga transferimi i tij në Paris në 2023, sulmuesi ka shënuar 49 gola në 115 ndeshje.
Top Channel