Inside Story/ Një histori e pafundme, si u shndërrua Shqipëria në pikë tranziti për grupet e trafikut të klandestinëve
Në aspekt njerëzor, lulëzimi i emigrimit ilegal ka sjellë pasoja të rënda dhe në shfrytëzimin e këtyre fatkeqve.
Në rrugën e tyre ilegale nga vendi i origjinës drejt Shqipërisë, e më pas BE, përballen me rreziqe shumë të mëdha.
Ka banda të organizuar që merren me plaçkitjen e personave të tillë gjatë rrugëve. Ata madje, përballen me rrëmbimin e keqtrajtimin e tyre. Shumë të rinj janë marrë peng dhe më pas janë rrahur, duke u kërkuar para familjeve të tyre për të shpëtuar fëmijët kundrejt shifrave të ndryshme të parave. Gjatë kohës që po punonim për këtë dokumentar, një tjetër denoncim erdhi në redaksinë tonë nga Egjipti.
“Ju lutem më ndihmoni. Janë 6 njerëz këtu, familja ime është rrëmbyer nga pakistanezët. Ata po mëkatojnë me to. Të lutem çoja policisë. Ata më morën në mëngjes dhe më thanë se po ecin në shinat e trenit dhe tani po kërkojnë për 4000 për person. Unë jam vëllai i tyre. Mafia pakistaneze, mafia e Hasanit i ka rrëmbyer”.
Ky është vetëm njëri nga denoncimet e shpeshta që vijnë për këta fatkeq. Ne i kemi adresuar këto të dhëna pranë Policisë së Shkodrës, zonë në të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi por rasti është ende në proces hetimi.
Top Channel