Milano Cortina 2026, ICE mbërrin në Itali; siguria dhe polemika për agjentët amerikane
Fati i keq bie mbi Lorenzo Musetti që detyrohet të ndërpresë rrugëtimin e tij në Australian Open në çerekfinale. Tenisti italian po zhvillonte një ndeshje fantastike ndaj Novak Djokovic ndaj të cilit kishte fituar 2 setet e parë 6-4 dhe 6-3 për t’u tërhequr në setin e tretë që po kryesohej nga Djokovic me rezultatin 3-1.
Fatal për Musettin ishte një problem në këmbë që nuk e lejoi italianin që të vazhdonte ndeshjen dhe kështu Novak Djokovic kaloi në gjysmëfinale të turneut. Nuk është hera e parë që Musettit i ndodh kjo, edhe në Roland Garros italiani u detyrua të tërhiqej në gjysmëfinale ndaj Alcaraz. Por këtë radhë fati i keq ishte dy herë më i madh pasi në këtë përballje ai po kryesonte ndeshjen ndaj tenistit serb
‘Isha gati të shkoja në shtëpi, sot më i miri në fushë ishte Musetti, por ishte me të vërtetë pa fat. I uroj shërim të shpejtë-tha Djokovic-në dy setet e parë nuk e ndjeja topin, kisha ndonje shqetësim të vogël por asgjë të rëndësishme. Thjesht ai ishte më i fortë. Isha me fat; falenderoj Zotin për mundësinë që më dha për të luajtur një tjetër gjysmëfinale, do të thotë se sonte do të lutem prapë’.
ndërsa në kampin e femrave, Pegula dhe Rybakina plotësuan kuadrin e gjysmëfinaleve të Australian Open. Jessica Pegula eliminoi në çerekfinale Anisimovën 2-0 me sete 6-2 dhe 7-6, ndërsa Elena Rybakina mundi Iga Swiatek 2-0(7-5; 6-1). Kështu ndeshjet gjysmëfinale janë; Sabalenla-Svitolina dhe Rybakina-Pegula
Top Channel