Videoja që po bën xhiron e rrjetit, Sekretari i Thesarit ndërpret intervistën pasi telefonohet nga Trump, kthehet me zërin duke iu dridhur
Donald Trump tha se “Kuba do të shembet shumë shpejt”, ndërsa shtoi se Venezuela, dikur furnizuesja më e madhe e ishullit, nuk i ka dërguar naftë apo para Kubës kohët e fundit.
“Kuba do të shembet shumë shpejt. Është një vend që është vërtet afër kolapsit”, u tha Trump gazetarëve të martën.
“E dini, ata po merrnin paratë e tyre nga Venezuela. Ata po merrnin naftën e tyre nga Venezuela. Ata nuk po e marrin më”, shtoi ai.
Trump:
Cuba will be failing pretty soon.
Cuba is really a nation that is very close to failing. pic.twitter.com/apKYkO300N
— Clash Report (@clashreport) January 27, 2026
Pas operacionit të suksesshëm për të kapur Presidentin Venezuelian Nicolas Maduro, Trump ka folur për ndërmarrjen e veprimeve kundër Kubës dhe për të ushtruar presion mbi udhëheqjen e saj. Në të njëjtën kohë, ai është zotuar të ndërpresë naftën dhe paratë nga Venezuela, një mbështetëse e gjatë e Kubës.
Presidenti kubanez Diaz-Canel tha disa ditë më parë se Uashingtoni nuk ka autoritetin moral për t’i imponuar një marrëveshje Kubës, pas sugjerimit të Trump që ishulli duhet të lidhë një marrëveshje me SHBA-në.
Top Channel