Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan–Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, pranë kthesës që të çon në fshatin Salari, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë.

Sipas informacioneve një automjet tip furgon, që drejtohej nga shtetasi Arjan Cela rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga mbi urë dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Arjan Çela, ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB