“Fatkeqësi e madhe”/ Flet i afërmi i shqiptarit që u aksidentua në Rumani: Vasili kishte lindur në Greqi, jetonte…
Një vajzë 17-vjeçare në Selanik u rrah nga katër të mitur dhe përfundoi në spital me lëndime në kokë.
Policia deri më tani ka arrestuar një vajzë 16-vjeçare me origjinë shqiptare dhe një 17-vjeçare greke, ndërsa një 17-vjeçare tjetër është identifikuar dhe i katërti i grupit nuk është identifikuar ende. Sipas Policisë greke, ata e filmuan të gjithë ngjarjen me telefon dhe më pas e publikuan videon në Instagramin e 16-vjeçares.
Punonjësit e një farmacie fqinje që panë ngjarjen ndërhynë dhe thirrën një ambulancë si dhe prindërit e 17-vjeçares, të cilët ngritën padi. 17-vjeçarja, siç u diagnostikua nga mjekët në Spitalin Papanikolaou, ku u transferua, ka lëndime në kokë dhe një rruazë të zhvendosur dhe do të detyrohet të mbajë një jakë për dy ditë.
Top Channel