Champions League, telashe për Chivu; probleme me Barella, nuk do të shkojë në Dortmund
Kampionati shqiptarë i kategorisë Abissnet Superiore ka mbyllur javën e 21-të mes shumë polemikave dhe rezultateve deri diku të papritura apo surprizë.
Megjithatë mes atyre momenteve kyçe që u vunë re ishte rikthimi i Vllaznisë në krye me pike të barabarta me Egnatian, por golavarazhi më i mirë i mban ata në krye.
Fitorja e tyre ndaj Partizanit 1-0 dhe ky kapërcim në krye ka patur edhe efketin e tij në formacionin e javës të publikuar nga faqja statistikore sofacore, ku 4 nga 11 lotjartë më të vlerësuar të kësaj jave janë të ekipit shkodran, duke përfshirë 3 nga 4 mbrojtësit dhe portieri Pohls.
Më pas formacioni përbëhet nga një miks ekipesh ku janë dy lojtarë të Partizanit, Kote dhe Ismaili dhe dy të egnatias si Poci dhe Adjessa në sulm. Ndërkaq fitorja e Tiranës ndaj Flamuartarit në duelin e tyre të mbijetesës ka përfshirë Mysloviç, autorin e golit të vetëm në ketë formacion. Po ashtu edhe autorin e golit të të ekipit të Vorës Kasalla, për ndeshjen e mbyllur në barazim me Teutën 1-1 dhe padyshim qënuk mund të mungonte Autori i të dy golave të fitores së Elbasanit ndaj Dinamos, Diallo.

Top Channel