Lichtsteiner është trajneri i ri i Baselit
Enzo Alves ka firmosur kontratën e parë profesionale me Realin e Madridit. Te klubi madrilen moshat 16-18 vjeç janë kyçë për të blinduar talentet e reja dhe djali i Marcelos e ka plotësuar kriterin e parë.
Në moshën 16 vjeçare, Los Blancos arriteën marrëveshjen për rinovimin me të për të bërë efektiv blindimin e parë të sulmuesit, për të cilin ky është një hap më shumë të trajektoren e tij te ‘La Fabrica’. Enzo që ishte me të gjithë familjen e tij në procesin e nënshkrimit të kontratës nuk e fshehu entuziazmin e tij.
‘Jam i lumtur që po firmos kontratën time profesionale-shkruante Enzo Alves në rrjetet sociale
Enzo Alves po bën hapa gjigandë në akademinë e Realit të Madridit, në një vit që po rezulton shumë pozitiv. për sulmuesin e ri. Në vitin e parë Enzo ishte me Juvenil B, por që nga fillimi i këtij sezoni është bashkuar me Juvenil A. Hapi i fundit i madh i Enzo Alves në akademinë e Los Blancos u bë në dhjetor me sulmuesin që u grumbullua me skuadrën e dytë të Realit, Real Madrid Castilla, vetëm një javë pasi iu gëzua grumbullimit të tij të parë në Youth League për ndeshjen me Olympiacos. Alvaro Arbeloa që i dha mundësinë të bëjë debutimin sezonin e kaluar me Juvenil A, i dha mundësinë të debutojë edhe në Premier League International Cup.
Top Channel