Finalja e Botërorit 2030 do të luhet në Spanjë. Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafale Louzan e ka konfirmuar këtë në një mbrëmje gala me Shoqatën e Gazetarëve Sportive në Madrid edhe pse nuk e specifikoi se në cilin stadium. ‘Spanja do të udhëheqë Botërorin dhe këtu do të mbahet finalja-tha kreu i RFEF që u nderua me një çmim gjatë kësaj mbrëmjeje gala

Deri në këtë moment, Louzan ishte shprehur me tone shumë optimiste për shanset e Spanjës për të mbajtur finalen e këtij kompeticioni madhor, por nuk ka folur kurrë me kaq shumë siguri. Edhe Maroku pretendon të presë finalen e Botërorit 2030, por duke u bazuar në fjalët e Louzan, do të jetë Spanja që do të ketë privilegjin për ta mbajtur

Ndërkaq, përpara fillimit të mbrëmjes gala, Rafael Louzan deklaroi se finalja e Kupës së Mbretit do të jetë në fundjavën 18-19 prill. Ai shtoi se nëse Betis do t’i shkojë deri në fund Europa League dhe në finalen e Kupës së Mbretit do të ishte një problem sepse skuadra andaluziane do të luante të enjten përpara kompeticionit evropian, por siguroi se po diskutohet me organizmat përkatës duke përfshirë edhe UEFA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB