Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka folur lidhur me protestën e fundit të opozitës ku për shkak të tensioneve, u shoqërua në komisariat një i mitur 14-vjeçar.
“Akti normativ është i rëndësishëm edhe për ministrinë e Punëve të Brendshme. Do të bëjmë të mundur të kemi më shumë mbështetje për të gjitha institucionet e ministrisë së Brendshme, Policia apo Garda. Garda do të vazhdojë të marrë mbështetje dhe do të vijojë mbështetja edhe për punonjësit e policisë.
Me protestën që u zhvillua ditën e shtunë dhe rolin e policisë së shtetit në këtë protestë. Diskutimi këtu përballi punonjësit e policisë së shtetit. Kam detyrimin moral për të garantuar qytetarët që policia e kreu detyrën më së miri. Nuk u ushtrua dhunë ndaj protestuesve, por policia u përball me dhunë, u sulmuan me Molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke u lënduar 11 prej tyre.
Policia ka vepruar sipas rregullave, ka bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtjen e qetësisë, kur këto u shpërfillën, u ndërmorrën masa për shpërndarjen e turmës sipas rregullores. Akuzat janë të pavërteta dhe të pabazuara. Çdo veprim është kryer sipas ligjit. E drejta për protestë është kushtetuese, por dhuna nuk është një e drejtë.
Dua të ndalem te rasti i diskutuar për të përdorur opinionin publik dhe manipulimin politik. Rasti i shoqërimit të një të mituri, gjatë veprimeve të policisë së shtetit, u konstatua i mituri duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta drejt policëve. Për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturit, ai u mor për verifikim. Bëhej fjalë për një 14-vjeçar, në asnjë moment nuk është trajtuar në mënyrë të paligjshme apo çnjerëzore. Ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm në përputhje me standardet për mbrojtjen e të miturve. Askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të përdorë fëmijët për të justifikuar dhunën”-u shpreh Koçiu.
Top Channel