U akuzua për ngacmim seksual, ish-deputeti britanik pritet të dalë para drejtësisë
Policia në periferi të Minneapolis njoftoi se ka arrestuar disa protestues gjatë një demonstrate jashtë një hoteli ku ata besonin se po qëndronte komandanti i ICE-së, Gregory Bovino.
Protesta u shpall një mbledhje e paligjshme pasi disa protestues, sipas autoriteteve, u përfshinë në sjellje të dhunshme dhe hodhën objekte drejt oficerëve, duke dëmtuar edhe pronën përreth.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës jashtë hotelit SpringHill Suites by Marriott. Policia deklaroi se demonstruesit u urdhëruan të shpërndaheshin pasi protestë e konsideruar fillimisht paqësore u bë “e paligjshme”, dhe ata që refuzuan të largoheshin apo kryen vepra penale u arrestuan. Sipas mediave, janë marrë në paraburgim disa persona, me raporte që flasin për rreth 26 arrestime.
Demonstruesit mbanin pankarta dhe përdornin daulle, tenxhere dhe mjete të tjera për të bërë zhurmë, ndërsa disa prej tyre u përleshën me forcat e rendit gjatë zbatimit të urdhrit të shpërndarjes. Nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Gregory Bovino ishte vërtet në hotel gjatë protestës.
Ngjarja ndodhi në një kohë tensioni të lartë në Minneapolis pas vdekjes së Alex Pretti, një infermier i vrarë nga agjentët federalë kundër emigracionit gjatë një operacioni të zbatimit të ligjit, gjë që ka shkaktuar protesta të tjera dhe reagime të ashpra ndaj prezencës së agjencive federale të imigracionit në zonë.
Top Channel