Sulmin rus me dron ndaj një treni në Ukrainë, tre të vdekur dhe dy të plagosur
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka mohuar se ka tërhequr komentet e tij të bëra në fjalimin e Davos-it gjatë një telefonate me presidentin amerikan, Donald Trump.
Ai tha se qëndron pas gjithçkaje që tha në Davos dhe se biseda me Trump ishte konstruktive.
“Për të qenë absolutisht i qartë, dhe ia thashë këtë presidentit, e kisha me të vërtetë atë që thashë në Davos”, tha Carney.
Sekretari i Thesarit të SHBA, Scott Bessent, kishte deklaruar më parë se Carney po rishikonte disa nga komentet kur fliste me presidentin.
Carney i ka mohuar këto pretendime dhe ka sqaruar se Trump e ka thirrur të hënën dhe se diskutimi përfshiu çështje si Ukraina, Venezuela, siguria në Arktik dhe marrëveshja tregtare USMCA.
Fjalimi i Carney në Davos kishte tërhequr vëmendje ndërkombëtare, pasi ai kritikoi fuqitë e mëdha për ndikimin e tyre ekonomik dhe i bëri thirrje vendeve të mesme të veprojnë strategjikisht.
Në të njëjtën kohë, tensionet u rritën për shkak të negociatave tregtare të Kanadasë me Kinën, të cilat Trump i ka kritikuar.
Carney theksoi gjithashtu se Kanadaja nuk ka planifikuar ndonjë marrëveshje të lirë tregtare me Kinën dhe se kërcënimet e fundit për tarifa të presidentit amerikan janë pjesë e taktika negociuese para rishikimit të USMCA-së.
Top Channel