Ngrica dhe zjarr, 30 viktima nga stuhia e borës dhe akullit në SHBA. Australia në alarm zjarresh nga i nxehti

27/01/2026 13:55

I ftohti i acartë ka vazhduar të kërcënojë miliona amerikanë, teksa bilanci i viktimave të stuhisë së egër dimërore që përfshiu vendin llogaritet tani në 30.

 

Moti ekstrem u bë po kështu shkas për ndërprerje masive të energjisë elektrike dhe ngërçe të mëdha të trafikut. Një front arktik, jashtëzakonisht i ftohtë dhe i rrezikshëm për jetën, po vështirëson rimëkëmbjen pas stuhisë, ndërsa komunat nga New Mexico deri në Maine po bëjnë llogaritë me borën e dendur, erërat e dhunshme, shiun e ngrirë dhe breshrin.

Meteorologët paralajmëruan se pjesa më e madhe e gjysmës veriore të vendit do të përballet me temperatura që do të mbeten vazhdimisht nën zero deri më 1 shkurt. Në disa pjesë të Connecticut u regjistrua mbi mbi 56 cm borë, ndërsa Boston, Massachusetts, më shumë se 40 cm. Por ndërkohë, kapriciot e motit kanë bërë nga ana tjetër që juglindja e Australisë të përfshihet nga një valë nxehtësie ekstreme.

Rreziku për zjarre është maksimal teksa Melburni pritet të shënojë ditën e tij më të nxehtë në gati 17 vjet. Sipas mediave të huaja, qindra banorë në zonat rurale janë urdhëruar të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre. B

yroja Meteorologjike e Australisë paralajmëroi se temperatura në Melburn mund të arrijë deri në 45 gradë Celsius, me kushte ekstreme që pritet të kulmojnë të martën dhe të mërkurën, përpara se të lehtësohen gradualisht më vonë gjatë javës, ndërsa nuk përjashton mundësinë që në qytetin Ouyen, termometri të shënojë deri në 49 gradë Celsius

Top Channel

DIGITALB DIGITALB