Besiktas ka paguar 11.2 milionë paund për Tammy Abraham te Roma, ndërkohë që klubi turk është në procesin e shitjes së tij te Aston Villa.

Sulmuesi britanik ka kryer një kontrolle mjekësore të shtunën, pasi udhëtoi drejt Mbretërisë së Bashkuar ditën e premte, pas arritjes së një marrëveshje për një transferim prej 18 milionë paundësh mes Aston Villa dhe Besiktas.

Besiktas kishte një detyrim për ta blerë Abraham nga Roma, si pjesë e marrëveshjes së huazimit që e çoi sulmuesin në Turqi verën e kaluar. Megjithatë, klubi turk, ndonëse nuk donte ta shiste, ka pranuar me ndrojtje që Abraham të kthehet në Angli për të vazhduar karrierën te Aston Villa.

Abraham, i cili ka grumbulluar 11 ndeshje me kombëtaren e Anglisë, shënoi 12 gola në 24 ndeshje me Besiktas gjatë qëndrimit të tij atje.

Besiktas njoftoi: “Kushtet e kontratës së transferimit të Kevin Oghenetega Tamaraebi Bakumo-Abraham janë përmbushur dhe dispozita për transferimin e përhershëm të lojtarit ka hyrë në fuqi. Në këtë kontekst, një tarifë transferimi prej 13 milionë eurosh do të paguhet për AS Roma.”

28-vjeçari Abraham u transferua nga Chelsea te Roma për 34 milionë paund në vitin 2021, ku shënoi 39 gola në 120 ndeshje për klubin italian, duke fituar Ligën e Konferencës së Europës në vitin 2022. Ai gjithashtu kaloi sezonin 2024-25 me huazim te AC Milan, duke shënuar 10 gola në 44 paraqitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB