Lot dhe emocione, banorja e Big Brother merr propozim nga partneri i saj… surpriza që befasoi gjithë shtëpinë
Pas daljes së Keijsit nga shtëpia, i cili u përjashtua me Zarf të Zi nga Vëllai i Madh, Ina nuk ka pranuar që ta ketë nxitur Keijsin në debatin e ashpër që ai pati me Kristin.
Ndërsa Ina po shpjegonte se si agrovoi debati, opinionisti Arbër Hajdari i ka cilësuar të gjitha shpjegimet si përralla.
Pjesë nga debati:
Ina: Klipi ka nisur kur unë u futa në dhomën e gjumit dhe thashë një moment: ‘Sa ajër i rëndë është këtu brenda’.
Arbër Hajdari: Mos na trego përralla tani, edhe ti e nxite atë. Doje ta ngatërroje edhe Keijsin. Na tregon përralla tani.
Ina: Nuk po justifikoj Keijsin.
Arbër Hajdari: A mund të na tregosh të lutem se përse ishe një nga nxitëset e sherrit?
Ina: E kam nxitur unë?
Miri: Sigurisht që e ke nxitur.
Ina: Kur unë kam thënë këtë, Kristi më është drejtuar mua: ‘O pise femër, o zhulse, t’i marr rrobat dhe t’i hedh në pishinë’. Keijsi e dëgjoi dhe tha: ‘Do flas unë me të’.
Top Channel