Mbrojtja e gazetarëve, opozita kundërshton projektin e qeverisë për dekriminalizimin e shpifjes

27/01/2026 15:22

Ndryshimet në Kodin Penal, që pritet të miratohen në seancën e sotme plenare, përfshijnë dhe dekriminalizimin e pjesshëm të shpifjes për gazetarët.

Ky ndryshim i propozuar nga shumica socialiste, me synimin për t’u përshtatur me direktivat e Bashkimit Evropian, është kundërshtuar nga organizatat të medias dhe shoqërisë civile, të cilët kërkojnë dekriminalizim të plotë të shpifjes.

Edhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kundërshtoi nismën e qeverisë, me argumentin se nuk është konsultuar.

Paketa e dërguar në parlament parashikon përjashtim penal vetëm për shpifjen.

Ai vlen për gazetarë “të regjistruar dhe të njohur”, teksa fyerja mbetet vepër penale si një rrugë alternative përndjekjeje dhe që ruan ende efektin frenues mbi shprehjen publike.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB