Një moment i këndshëm u regjistruar në Palazzo di Planalto, gjatë një takimi institucional për Botërorin e Futbollit të vajzave të vitit 2027 që do të mbahet në Brazil.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale dhe që u ripublikua nga Metropoles, presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula Da Silva bëri një shaka me Carlo Ancelottin, trajnerin e kombëtares Braziliane të futbollit duke e ftuar që të punojë me Corinthians në një të ardhme

‘Kur të mbyllësh kontratën me kombëtaren braziliane, të lutem shko dhe puno me Corinthinans-tha Lula, një tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre nga Sao Paulo mes të qeshurave të të pranishmëve.

Në këtë takim mori pjesë edhe presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ai i Federatës Braziliane të Futbollit(CBF) Samir Xaud, ministri brazilian i sporteve André Fufuca dhe drejtues të ndryshëm të Federatës Braziliane të Futbollit. Në këtë takim vëmendja u përqendrua te përgatitjet e Botërorit të futbollit të vajzave të vitit të ardhshëm dhe me këtë rast, Infantino siguroi se Brazili e ka tashmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, hotelet, aeroportet dhe stadiumet për të pritur një event të këtij niveli siç është kampionati botëror i futbollit të vajzave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB