Ish-presidenti i FIFA-s u bën thirrje tifozëve të shmangin turneun për shkak të dyshimeve dhe problemeve që ka me sigurinë

Sepp Blatter, ish-presidenti i FIFA-s, shprehu mbështetjen e tij për tifozët që nuk do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara gjatë Kupës së Botës 2026 (që starton më 11 qershor deri më19 korrik) për arsye sigurie, nëpërmjet një mesazhi të postuar të hënën në rrjetin social X.

“Për tifozët, vetëm një këshillë, shmangni Shtetet e Bashkuara! Mendoj se Mark Pith ka të drejtë që e vë në pikëpyetje këtë Kupë Bote”, shkroi ish-kreu I FIFA-s (1998-2015), duke cituar fragmente nga një intervistë me një avokat anti-korrupsion që ai i dha gazetës zvicerane Tagesanzeiger.

“Ajo që shohim brenda vendit, margjinalizimi i kundërshtarëve politikë, abuzimet nga autoritetet e imigracionit etj,  nuk i inkurajon tifozët të shkojnë atje”, tha Pith të enjten për Shtetet e Bashkuara.

Avokati zviceran, një ekspert në luftën kundër korrupsionit dhe i cili u ngarkua nga Blatter midis viteve 2011 dhe 2014 për të propozuar reforma për FIFA-n, është më i qartë në disa paragrafë më pas.

“Për tifozët, vetëm një këshillë, shmangni Shtetet e Bashkuara! Sidoqoftë, do ta shihni më mirë në TV. Sapo të mbërrijnë, tifozët duhet të presin që nëse nuk sillen siç duhet me autoritetet, do të dërgohen menjëherë në shtëpi. Nëse janë me fat…”, parashikoi ai.

Blatter, aktualisht 89 vjeç, një kritik i ashpër i Gianni Infantino, presidentit aktual të FIFA-s, që u shndërruar në paraardhësin e  nga viti 2015 kur dha dorëheqjen mes një sërë skandalesh. I akuzuar për mashtrim, ndër të tjera, Blatter, së bashku me Michel Platini, u liruan përfundimisht nga akuzat në vitin 2025 nga gjykatat zvicerane.

Të përballur me tensionet që rrjedhin nga dëshira e SHBA-së për të aneksuar Groenlandën dhe kërcënimet për rritje të tarifave kundër shteteve evropiane që e kundërshtojnë atë, zërat e parë që sugjerojnë një bojkot, ose edhe anulim, të Kupës së Botës (të organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja) po fillojnë të dëgjohen në Evropë.

Philippe Diallo, president i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), megjithatë, deklaroi në faqet e gazetës së përditshme Ouest-France të dielën se nuk kishte “asnjë qëllim nga ana e Federatës Franceze të Futbollit për të bojkotuar Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB