Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal, SPAK dërgon për gjykim 10 persona Në seancën e sotme parlamentare është vënë re mungesë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha e për rrjedhojë edhe debatet gjatë për procedurë, replikë e kundër replikë mes deputetëve.
Megjithatë, debatin me Berishën, socialistët e kanë zëvendësuar me përplasje me njeri-tjetrin.
Gjatë diskutimit të aktit normative të buxhetit, deputeti socialist, Erion Braçe tha se propozimet e tij për kalimin e një pjese të parave të pashpenzuara te bujqit, u rrëzua para disa javësh në Kuvend dhe tani ka ardhur si propozim përmes aktit normative.
Ai pyeti me ironi kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla nëse këtë herë duhet të votonte pro apo kundër, meqenëse propozimi I tij identik rrëzuar nga grupi I PS-së më parë.
Debati
Braçe: Paratë që shkojnë te pensionistët shumë mirë dhe do të ishte mirë që shkojnë atje. Qeveria thotë 15 miliardë, ndërkohë që unë mendoj që deficit i parealizuar është 30 miliardë. I kërkoj kryetarit të grupit tim parlamentar, si të votoj sot, se është propozimi im ky i votuar kundër pak ditë më parë. Këtu ka para të tjera për të shlyer detyrimet e bujqve.
Balla: Jam dakord me shqetësimet që ngrihen për tiu gjendur pranë banorëve, bujqve të prekur nga fenomenet natyrore si përmbytje dhe ngrica. Jam informuar që qeveria qendore dhe vendore po bëjnë vlerësimin e dëmeve. Sa i përket aktit normative që po shqyrtojmë, e dinë të gjithë, që akti normative nuk ndryshohet dot sot. Amendamente mbi aktin nuk bëjmë dot. E vlerësoj shumë shqetësimin që ngriti anëtari I grupit tim parlamentar, Brace.
Braçe: Nuk kam kërkuar ndryshim të aktit. Thashë që amendamenti që u rrëzua me votë 4-5 javë më parë, është sjellë me akt sot. Pyeta si duhet të votoj unë. Atëherë votova pro, sot duhet të votoj kundër. Nga 30 miliardë që është deficiti i parealizuar, 15 miliardë do të shkojnë për pensionet, 15 të tjera të shkojnë për të shlyer bujqit. Kaq iu thashë.
Top Channel