Xherdan Shaqiri ishte protagonisti absolut i Basel në ndeshjen me Zürich të zhvilluar pasditen e së dielës në kampionatin zviceran të futbollit, një sfidë që Basel e fitoi me rezultatin 4-3.

Sulmuesi gjilanas e mbylli këtë ndeshje me një tregolësh të shënuar ndërkohë që dha edhe një asist. Shaqiri e shënoi golin e parë në minutën e 11 pas një asisti të Otele për të barazuar rezultatin 1-1 pas golit të Phaeton për Zürich

Në minutat shtesë të pjesës së parë Xherdan Shaqiri u rishfaq në skenë teksa shënoi sërish edhe në këtë rast për të rikthyer ekuilibrin në rezultat pas avantazhit 2-1 të marrë nga Zürich me golin e Keny. Në fillimin e pjesës së dytë, Xherdan Shaqiri i ktheu nderin Oteles duke i dhuruar asist që ky të shënonte golin e përmbysjes së rezultatit në 3-2.

Në minutën e 94, Shaqiri shënoi edhe golin më vendimtar të sfidës teksa e coi rezultatin në 4-3 duke iu përgjigjur kështu Reversonit që barazoi përkohësisht shifrat në 3-3. Me këtë tregolësh, Shaqiri shkon në kuotën e 9 golave, ndërsa Basel ngjitet në kuotën e 36 pikë në klasifikim ku e sheh veten në vendin e katërt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB