Vdekja tragjike e 19-vjeçarit, grabitet nga një burrë pasi u gjet i pajetë në rrugë dhe më pas shtypet nga një makinë Një stuhi e fuqishme dhe e rrezikshme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar të paktën 11 viktima dhe duke lënë mijëra qytetarë pa energji elektrike.
Kushtet ekstreme të motit kanë paralizuar jetën e përditshme në shumë zona të vendit. Dhjetëra shkolla dhe rrugë janë mbyllur, ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve që Shërbimi Kombëtar i Motit i ka cilësuar si “kërcënuese për jetën”.
Temperaturat e ulëta, bora e dendur dhe akulli kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe furnizim me energji.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga hipotermia në Luizianë, ndërsa viktima të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në shtetet e Teksasit, Tenesit dhe Kansasit.
Autoritetet paralajmërojnë se rreziku mund të vazhdojë edhe për disa ditë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe formimit të akullit të zi në rrugë.
Stuhia besohet se ka prekur mbi 180 milionë amerikanë, më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit.
Ekspertët e motit theksojnë se një nga rreziqet më serioze të stuhisë është akulli, i cili mund të dëmtojë pemët, të shkatërrojë linjat e energjisë elektrike dhe t’i bëjë rrugët jashtëzakonisht të rrezikshme për qarkullim. Ata mendojnë se ndryshimet klimatike mund të kenë ndikuar në ashpërsimin dhe intensifikimin e fenomeneve ekstreme të motit në të gjitha stinët.
Top Channel