Inter, +5 pikë larg Milanit, shifrat flasin për ‘arratisje’ vendimtare drejt titullit, por…
Robert Moreno, trajneri 48 vjeçar spanjoll, i njohur për faktin që ka qenë asistent i Luis Enriques për disa vjet dhe për një kohë të shkurtër edhe si trajner i Spanjës në 2019, është shkarkuar për…abuzim me Inteligjencën Artificiale.
Kjo është ajo që zbuloi ish-Drejtori Sporti i FC Sochi, Andrei Orlov për median ruse në lidhje me ndërprerjen e kontrarës së Morenos në shtator të 2025 pas rezultateve të dobëta sportive e sidomos për faktin se Moreno për të stërvitur i besoi plotësisht Inteligjencës Artificiale. Formacionet, zëvendësimet, zgjedhjet në merkaton e transferiemeve sic ishte sulmuesi kazak Artur Shushenachev(10 ndeshje dhe asnjë gol), metodat e reja të motivimit, por jo vetëm kaq; Orlov e përshkroi Morenon si të varur nga IA, një besim i verbër që e çoi të bëjë zgjedhje në limitet e absurdes. Sic ishte rasti kur i besoi ChatGPT të gjithë planin e udhëtimit dhe përgatitjes së transfertës në Khabarovsk ku ai i detyroi futbollistët të qëndrojnë zgjuar për 28 orë radhazi. ‘Gjithcka dukej perfektë-tregonte Orlov-por pyeta veten se kur kishin fjetur’. Sipas Orlov, ChatGPT ishte bërë mjeti kryesor i punës së Morenos dhe kjo solli edhe në thyerjen e besimit dhe si pasojë edhe të shkarkimit të tij.
KUNDËRPËRGJIGJJA E MORENOS: GJITHÇKA FALSE
Nuk ka munguar reagimi i Robert Morenos që doli me një deklaratë të publikuar te e përditshmja AS duke dhënë versionin e tij të fakteve dhe duke mohuar akuzat. Moreno theksoi se Orlov u largua nga FC Sochi përpara tij dhe kështu që nuk është në dijeni të fakteve. ‘Burimi i këyre informacioneve është një ish drejtues i klubit me të cilin ka pasur divergjenca profesionale që sollën edhe largimin e tij. Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare të klubit që të konfirmojë versionin e tij-shpjegon Moreno që shtoi se e përdortë ChatGPT vetëm për të përkthyer nga spanjishtja në rusisht dhe në fund saktësoi se nuk ishte shkarkim, por një mbyllje e bashkëpunimit në mënyrë konsesuale pas rezultateve negative
‘Nuk kam përdorur kurrë ChatGPT apo IA për të përgatitur ndeshjet, për të vendosur formacionin apo për të përzgjedhur futbollistë-shton Moreno-kjo është krejtësisht false. Ajo që kam bërë në ndonjë rast, është përdorimi i këtij aplikacioni për të bërë përkthime mes gjuhës ruse dhe spanjolle që është gjuha ime. Por kjo nuk ka të bëjë aspak me vendimet sportive’.
Top Channel