Cristiano Ronaldo e kishte parashikuar para 4 vitesh: Asgjë nuk është e pamundur për Carrick
Cole Palmer do të ishte i hapur për një transferim surprizë te Manchester United, raportojnë burime pranë lojtarit.
Ylli i Chelseat thuhet se është i pakënaqur në Londër, dy vjet e gjysmë pas largimit nga Manchester City.
Palmer, i lindur në Manchester dhe tifoz i United që në fëmijëri, do ta mirëpriste interesimin nga “Djajtë e Kuq”. Sipas burimeve, ai nuk do të konsideronte një rikthim te Manchester City, ku Pep Guardiola vijon të jetë trajner.
City e shiti Palmerin te Chelsea për 42.5 milionë paund në shtator 2023, ndërsa sezonin e kaluar ai firmosi një kontratë të përmirësuar deri në vitin 2033. Megjithatë, 23-vjeçari ndjen mungesën e qytetit të tij të lindjes, Wythenshawe, dhe kthehet shpesh për të vizituar familjen dhe miqtë.
Këtë sezon, Palmer ka qenë i kufizuar nga një dëmtim në ijë, duke nisur vetëm 11 ndeshje dhe duke munguar në fitoren 3-1 të Chelseat ndaj Crystal Palace të dielën.
Drejtori sportiv i Manchester United, Jason Wilcox, ka njohje të hershme me Palmerin nga akademia e Cityt dhe do të jetë pjesë e planifikimit të merkatos verore, së bashku me CEO-n Omar Berrada.
Palmer luan si organizator loje me këmbën e majtë, ndërsa United aktualisht ka disa lojtarë në atë rol, përfshirë Amad dhe Bryan Mbeumo.
Top Channel