Barcelona u desh të punojë shumë pasditen e së dielës për të fituar Real Oviedon në ndeshjen e kampionatit spanjoll. Skuadra katalanase u bllokua në pjesën e parë falë vendosjes së mirë në mbrojtje të skuadrës mike, ndërkohë që në të dytën gjërat ndryshoi për kampionët e Spanjës të cilët e fituan këtë ndeshje me rezultatin 3-0.

Një prej futbollistëve që lanë gjurmë në këtë ndeshje ishte Lamine Yamal që shënoi një gol spektakolar me një gjysmëroveshatë fluturimthi për të fiksuar shifrat 3-0 për Barcelonën. Trajneri i blaugranave, Hansi Flick, pavarësisht gjestit spektakolar të futbollistit të tij, vuri më shumë theksin te goli i Dani Olmos që i hapi rrugën e fitores Barcelonës

‘Për mua, më i rëndësishëm ishte goli i parë-tha Hansi Flick kur u pyet për golin e Yamal-për mënyrën si ushtruam presion. Më i rëndësishëm goli i parë se i tretë, por logjikisht të gjithë ne u mahnitëm duke parë atë gol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB