Manchester United ka marrë një fitore spektakolare në transfertë ndaj Arsenalit, falë një goli spektakolar të Matheus Cunha në minutat e fundit të ndeshjes, duke rrëmbyer tre pikë të arta në “Emirates”.

Takimi nisi në mënyrën më të mirë për vendasit, me Arsenalin që kaloi shpejt në avantazh pas një autogoli të Lisandro Martinez. Megjithatë, United reagoi dhe barazoi shifrat pas një gabimi të Martin Zubimendit, të cilin Bryan Mbeumo e shfrytëzoi për të çuar topin në rrjetë.

Më pas ishte Patrick Dorgu që realizoi një gol spektakolar, duke mposhtur David Raya pas një kombinimi të bukur me Bruno Fernandes. Arsenali arriti të rikthehet në lojë në minutën e 84’, kur Mikel Merino shënoi pas një situate të rrëmujshme nga goditja standarde.

Por fjala e fundit i takoi Matheus Cunha-s, i cili me një goditje të saktë dhe elegante dërgoi topin në cepin e poshtëm të portës, duke vulosur fitoren dramatike të “Djajve të Kuq”.

Me këtë fitore, Arsenali tani e sheh veten 4 pikë larg Manchester Cityt dhe Aston Villas në krye, ndërsa United rimerr vendin e katërt.

REZULTATI:

ARSENAL 2-3 MANCHESTER UNITED

Martinez (A.G) 29′, Merino 84′ / Mbeumo 37′, Dorgu 51′, Cunha 87′

Autogoli i Martinez (Video)

Goli i Mbeumos (Video)

Goli i Dorgut (Video)

Goli i Merinos (Video)

Goli i Cunhas (Video)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB