Video / Messi e fillon me një humbje të thellë vitin e ri me Inter Miami, munden 3-0 Alianza Lima

25/01/2026 12:28

Inter Miami ka pësuar një humbje bindëse në ndeshjen e parë të turneut parasezonal në Amerikën e Jugut, duke u mposhtur 3-0 nga Alianza Lima të shtunën mbrëma në Estadio Alejandro Villanueva.

Trajneri Javier Mascherano zbriti në fushë me një formacion të fortë që nga minuta e parë, ku u aktivizuan yjet kryesorë si Lionel Messi, Luis Suárez dhe Rodrigo De Paul, por pavarësisht kësaj, skuadra amerikane nuk arriti të shmangte disfatën. Heroi i mbrëmjes për vendasit ishte veterani José Paolo Guerrero, i cili realizoi dy gola në pjesën e parë, duke i dhënë Alianza Limës një avantazh të dyfishtë para pushimit.

Inter Miami vazhdoi të vuajë edhe në fraksionin e dytë të lojës, ku Luís Ramos shënoi golin e tretë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Kjo humbje përbën një start zhgënjyes për “Herons” në turneun parasezonal në Amerikën e Jugut, megjithatë stafi teknik mbetet i fokusuar në ndërtimin e skuadrës dhe rritjen e formës në prag të sezonit 2026 të MLS, me ndeshje të tjera testuese që priten në javët në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB