La Liga/Barcelona i përgjigjet Real Madrid dhe i rimerr kreun e renditjes(VIDEO)
Nuk ka fitues në sfidën mes Teutës dhe Vorës e luajtur në fushën e kësaj të fundit. 90 minutëshi i kësaj përballjeje u mbyll me barazimin 1-1 pas një fundi kaotik për një penallti të akorduar në favor të Teutës në minutat shtesë
Ishte Vora ajo që mori avantazhin në këtë ndeshje me Kasallën, me skuadrën e Bellajt që edhe pse ishte udhëtuese donte të shfrytëzonte faktorin fushë. Vora u përpoq që të ruante këtë avantazh deri në minutat shtesë kur u shkaktua edhe kaosi në fushën e lojës.
Shkak u bë një 11 metërsh i akorduar nga arbitri Olsid Ferataj në favor të Teutës. Fillimisht arbitri i ndeshjes sinjalizoi për pozicion jashtë loje më pas e ktheu vendimin e tij dhe akordoi penalltinë për skuadrën durrsake. Pas minutash të tëra me polemika për këtë episod që nuk u pa në sistemin VAR, skuadra e Vorës braktisi ndeshjen për disa minuta, për t’u rikthyer përsëri në fushë me Maçollin që ekzekutoi penalltinë duke barazuar rezultatin në 1-1 për Teutën
Kështu të dyja skuadrat dolën nga fusha me nga 1 pikë secila dhe pas kësaj sfide Teuta e sheh veten në vendin e 5 me 27 pikë, ndërsa Vora mbetet në vendin e 7 me 24 pikë.
Top Channel