Sassuolo mund Cremonesen dhe rigjen Berardin pas 2 muajsh mungese
Matilde Reginato, nëna e Roberto Baggio-s, ndërroi jetë gjatë natë.
Fituesi i Topit të Artë të vitit 1993 njoftoi lajmin këtë mëngjes në rrjetet sociale, duke postuar gjithashtu një foto të bërë së bashku Krishtlindjet e kaluara. “Mami e dashur,” shkroi ai, “dashuria jote më ka dhënë forcën për të tronditur Universin. Borxhi im i mirënjohjes ndaj teje dhe babait nuk do të mbarojë me këtë jetë.”
Baggio, i lindur dhe banues në Caldogno, ku kanë jetuar gjithmonë prindërit e tij, ka qenë gjithmonë shumë i afërt me familjen e tij dhe aktualisht po merr një shpërthim dashurie dhe mbështetjeje nga bota e futbollit dhe tifozët e tij të shumtë në të gjithë botën.
Matilde Reginato ishte e martuar me Florindo Baggio-n, i cili ndërroi jetë më 1 gusht 2020, dhe përveç Robertos, ajo kishte shtatë fëmijë të tjerë: Gianna, Walter, Carla, Giorgio, Anna Maria, Nadia dhe Eddy.
Top Channel