Chelsea ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në javën e 23-të të Premier League, duke mundur me rezultatin 1-3 ekipin e Crystal Palace.

Sfida e luajtur në “Selhurst Park” foli për ekipin e drejtuar nga Liam Rosenior, që kaloi në avantazh në minutën e 34’ me Estevão.

Pjesa e dytë foli gjithashtu për “Blutë”, me Joao Pedron që dyfishoi shifrat në minutën e 50’ dhe në të 64’, Enzo Fernandez vulosi takimin nga pika e bardhë e penalltisë.

Crystal Palace shënoi golin e nderit në minutën e 88’ me Richards.

Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në vendin e katërt, ndërsa Rosenior merr fitoren e tretë radhazi me “Blutë” në të gjitha kompeticionet.

Në sfidat e tjera, Aston Villa mundi 0-2 Newcastle, duke vazhduar ndjekjen e Arsenalit, ndërsa Brentford u mposht 0-2 nga Nottingham.

REZULTATET:

Crystal Palace 1-3 Chelsea

Newcastle 0-2 Aston Villa

Brentford 0-2 Nottingham

Top Channel

DIGITALB DIGITALB