Rikthimi te Roma, Francesco Totti: Po flasim, mungon ndonjë detaj
Barcelona iu përgjigj fitores së Realit të Madridit në kampionatin spanjoll të futbollit dhe rikthehet në krye të klasifikimit. Në Camp Nou, skuadra e Hansi Flick arriti të mposhtë Oviedon me rezultatin 3-0 dhe tani është në kuotën e 52 pikëve.
Në pjesën e parë Oviedo arriti të mbajë të bllokuar Barcelonën dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 0-0. Por me fillimin e 45 minutave të dyta Barcelona arriti të zhbllokojë rezultatin me Dani Olmon duke marrë kryesimin 1-0. Një gol që rezultoi një goditje për Oviedon që nisi të gabojë dhe nga një nga këto gabime të miqve përfitoi Raphinha që shënoi golin e dytë për Barcelonën që e coi rezultatin në 2-0.
Ai që i vuri vulën fitores 3-0 të Barcelonës ishte Lamine Yamal me një gol spektakolar teksa shënoi me një gjuajtje fluturimthi në gjysmëroveshatë me katalanasit që morën 3 pikët e radhës në kampionat.
Shiko këtu golin e parë të Barcelonës
Shiko këtu golin e dytë të Barcelonës
Shiko këtu golin e tretë të Barcelonës
Me të njëjtin rezultat 3-0, Atletico Madrid mposhti Mallorcan me Los Colchoneros që shkojnë në 44 pikë, 8 pikë larg Barcelonës. Sorloth, autogoli i Lopez dhe Almada ishin ata që fiksuan këtë fitore për skuadrën e drejtuar nga Los Colchoneros, ndërkohë që Mallorca është shumë pranë zonës së rënies nga kategoria
Top Channel